Tiranë – Pas 2010-ës do të kemi ushtri profesioniste

Ka afro dy vjet që Qendra e rekrutimit po punon për krijimin e ushtrisë profesioniste. Objektivi për 2010-ën është rekrutimi i 3600 ushtarëve të tillë, e që deri më tani janë pjesë të saj 3100 të tillë. Për herë të parë në shqipëri, pjesë e ushtrisë do të jenë edhe femrat. Në kuadër të anëtarësimit në Nato, ushtrisë shqiptare për vitin 2009 do t’i duhet të përmbyllë procesin e shndërrimit në një trupë profesioniste, sikurse edhe vendet anëtare të aleancës. Kështu, deri më 31 dhjetor të këtij viti merr fund procesi i rekrutimit të detyrueshëm për kryerjen e shërbimit ushtarak. Me fillimin e 2010-ës Shqipëria do të ketë vetëm një ushtri profesioniste, me pagesë dhe hierarki në bazë të funksioneve dhe gradave.

Advertisement