Dhurimi i fondeve jopublike me vlerë mbi 100 mijë lekë duhet të bëhet në llogari të posacme të hapur nga subjekti zgjedhor. Cdo subjekt zgjedhor duhet të regjistrojë shumën e fondeve të përfituara për cdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me dhuruesin. Lista e atyre që dhurojnë jo më pak se 100 mijë lekë duhet të bëhet kurdoherë publike. Dy partitë kryesore, PD dhe PS, do të përfitojnë rreth 1 milion dollarë nga buxheti i shtetit për fushatën e ardhshme.