Tiranë | Partia Socialiste vijon lëvizjet kundër qeverisë, këtë të Premte protesta e rradhës

 Ai shtoi se “demonstrata e së Premtes do të ketë një formë krejtësisht tjetër që do i bëhet e njohur qytetarëve duke filluar nga nesër”. Nga ana tjetër deputeti socialist bëri të ditur dhe vendimin e selisë rozë për të shpallur të paligjshëm komisionin hetimor për grushtin e shtetit që është ngritur nga deputetët e Partisë Demokratike. “Deputetët e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste sapo firmosën kërkesën për shpalljen antikushtetues të komisionit hetimor të ngritur nga Saliu, për të penguar drejtësinë të bëjë drejtësi, duke dhunuar Presidentin e Republikës, Prokuroren e Përgjithshme, Drejtorin e Shërbimit Informativ dhe vetë opozitën”, tha Tahiri. Ai shtoi se opozita nuk bën kthim pas dhe se do të vazhdojë të rezistojë ndaj mazhorancës aktuale. “Ne nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër. Pa u dorëzuar 6 komandantët e Gradës dhe pa rikthyer Policinë e Shtetit në kornizën e ligjit. Popullit shqiptar i ka lindur e drejta të mbrojë Kushtetutën dhe veten nga një grusht shteti brenda shtetit, të cilit ne do i kundërvëmë të gjithë fuqinë e rezistencës sonë paqësore”, tha sot Tahiri.

Advertisement