Tiranë – Partia Demokratike reagon ndaj akuzave të opozitës për vrasjen e Kekës

Përmes një deklarate për mediat zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli i ka bërë thirrje kreut demokristian e atij socialist të mos përpiqen të manipulojnë rastin e vdekjes së të ndjerit, “sikurse në rastin e vdekjes së Trebickës”. “Sot humbi jetën pas eksplozionit të makinës qytetari njëherësh Kryetari i PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleks Keka.Duke shprehur keqardhjen për jetën e humbur, PD denoncon përpjekjen e Edi Ramës dhe Nard Ndokës për të manipuluar rastin e vdekjes së të ndjerit, duke nxjerrë si satelitë njëri pas tjetrit zëdhënësat e tyre” theksoi zëdhënësja Mëhilli. Mëhilli gjithashtu ka nënvizuar se nënkryetarja e PD Jozefina Topalli me fjalët e saj nuk i drejtohet asnjë partie në koalicionin qeverisës. “Koalicioni funksionon shumë mirë dhe do të funksionojë edhe pas zgjedhjeve. Fjalët e zonjës Topalli nuk i drejtohen asnjë partie në koalicion”, ka pohuar zëdhënësja. Partia Demokratike ka shprehur keqardhje për vrasjen e Aleks Kekës në Shkodër duke kërkuar nga organet kopetente zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.

Advertisement