Tirane – Parlamentaret shqiptare kerkojne mbeshtetjen e Italise per liberalizimin e vizave

Gjatë një takimi që parlamentarët shqiptarë zhvilluan me një delegacion të nivelit të lartë të Senatit Italian, të kryesuar nga Kryetari i delegacionit Italian në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Sergio De Grigorio dhe me pjesëmarrjen e ish Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Italisë, senatorit Lamberto Dini, kreu i komisionit të Jashtëm Preç Zogaj i ka kërkuar vendit fqinj ndihmë për lëvizjen pa viza të shqiptarëve. Gjatë vizitës në Tiranë senatorët italianë kanë takuar gjithashtu edhe kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e mbrojtjes Gazmend Oketa. Në të dy këto takime krerët e shtetit shqiptar kanë theksuar se Shqipëria po kalon një moment historik, anëtarësimi në NATO, proces i cili nuk do të kishte qenë i mundur pa mbështetjen e plotë të Italisë në çdo aspekt.
Advertisement