Greva e paraplegjikëve pranë ambjenteve të shoqatës së tyre hyn sot në ditën e dytë të saj. Mësohet se sot ata do te vizitohen nga deputete te Levizjes Socialiste per Integrim nderkohe qe deri ditën e sotme nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria. Invalidët e kësaj kategorie kanë kërkuar për disa muaj rresht prej qeverisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, realizimin e katër kërkesave të tyre jetike, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e pagesës për paketën higjieno-sanitare, rritja e sasisë së karburantit që ata duhet të përfitojnë si dhe siguracione dhe pagë më të lartë për personat që kujdesen për ta.