Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, u shpreh sot se “Ministria e Bujqësisë po përqëndrohet në lidhjen e bujqësisë me tregun dhe uljen e kostos së prodhimeve.
Për këtë arsye, tha Panariti, skemat e investimeve financiare kanë qenë pioniere”. “Nuk do të lodhemi së investuari në pikat e mëdha të grumbullimit. Jemi përqëndruar në pikat e mëdha të magazinimit të prodhimeve”, tha Panariti, por vijoi ai, ne do të promovojmë edhe shërbime cilësore për fermerët”. “Sfida jonë e madhe është integrimi në BE. Prandaj po përpiqemi të ndërrojmë fizinominë europiane të bujqësisë në vend”, tha Panariti. Ndërsa ambasadori i Italisë, Massiomo Gaiani u shpreh se, “agrikultura është një temë shumë e rëndësishme për mardhëniet mes dy vendeve”. Sipas ambasadorirt Gaiani, “Shqipëria ka të gjithë karakteristikat për t’u bërë një vend kryesor në këtë sektor në Ballkan dhe në eksportues kryesor”, por vijoi ai, “duhen kaluar diaa vështirësi si përdorimi i makinerive të avancuara”. Ndërsa zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali u spreh në fjalën e saj se, “bujqësia është e rëndësishme për zhvillimin e vendit, për rritjen e të ekaporteve dhe punësimit.”