Tiranë | Paloka kërkon kthimin e vendimit për Zana Xhukën

Çështja e shkarkimit të ish-Kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka, u kthye në një temë debati të nxehtë në fillim të seancës së sotme të Kuvendit. Opozita akuzoi mazhorancën për shkelje të kushtetutës dhe parlamentarizmit në procedurën e lirimit nga detyra të zonjës Xhuka. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, që mori fjalën në Kuvend, kërkoi kthimin në Parlament të kushtetueshmërisë. Ai akuzoi parlamentin se shkarkimi i Xhukës ka qënë i pamotivuar dhe se është shkelur ligji dhe Kushtetuta. Paloka kërkoi kthimin e vendimit për shkarkimin e Zana Xhukës. Seancën e një jave më parë, 20 shkurt, përmes votimit të fshehtë me elektronikë, me 76 vota pro dhe 1 abstenim, deputetët e maxhorancës shkarkuan znj. Xhuka nga posti i kryeinspektores së ILDKP-së, dhe më pas me 75 vota dhe 2 abstenime miratuan kandidaturën e Shkëlqim Ganajt, i pavotuar një vit më parë, në krye të ILDKP-së.

Advertisement