Nëpërmjet një padie civile në Gjykatën e Tiranës, 52 vjecarja kërkon dëmshpërblim nga QSUT, për dëmtimet e shëndetit dhe dëmtim moral por nuk ka caktuar ndonjë shumë konkrete për dëmshpërblim, duke ia lënë këtë të drejtë gjykatës. Ngjarja për të cilën ankohet pacientja daton në 3 mars të këtij viti, kur u shemb tavani në një nga dhomat e godinës së infektivit. Nafie Kryemadhi ishte shtruar në këtë repart atëherë dhe si pasojë e shembjes së tavanit, ku gjatë kryerjes së një ekoje ajo mori disa dëmtime në trup. Nga shembja u dëmtuan gjithashtu edhe pacientja, Xhevahire Xhafa 45 vjec si dhe një mjek. Padia e Kryemadhit do të shqyrtohet në gjykatë nga gjyqtarja Gentiana Xhelili e caktuar nga shorti elektronik për të shqyrtuar kërkesë padinë.