Tiranë – OST njofton ndërprerje energjie

Një lajm i tillë është njoftuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili ka bërë me dijeni se mungesa e energjisë do të vërehet në orarin 09.00 deri në 13.00 në zonat përreth bulevardit kryesor të kryeqytetit. Sipas të dhënave, ndërprerje parashikohen gjatë këtij harku kohor në zonën rreth ministrisë së Punëve të Jashtme, rrugës së Dibrës, rrugës “Qemal Stafa”, rrugës “Myslym Shyri”, rrugës së Kavajës, rrugës së Durrësit, sheshit Avni Rustemi dhe zonës së Shallvareve. Arsye për këtë janë disa punime që po kryhen në rrjet, në Nënstacionin elektrik të Qendrës.

Advertisement