Forumi për Demokraci dhe Etikë ( FDE) organizon mëngjesin e parë Kombëtar të Lutjeve, ”Shpresa që ngadhënjen përmbi frikën”. Të pranishëm në këtë konferencë janë ish presidenti Alfred Moisiu, politikani Sabri Godo dhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Sipas kryetarit të FDE-së Arjan Galdini aktiviteti synon një martesë mes traditës dhe të sotmes. Ndërsa Ish presidenti Moisiu u shpreh se politika lufton vetëm për pushtet dhe se ata duhet të jenë të bashkuar për qëllimet integruese, për të mirën e vendit.