Tiranë – Organizëm kombëtar për projektin e internetit në cdo shtëpi

“Nuk ka rëndësi nëse do të jetë një forum, këshill kombëtar apo ent, detyra e tij do të jetë që për tre vjet të mbikqyrë procesin e realizimit të përhapjes së internetit me bazë të gjerë”, tha kreu i qeverisë lidhur me një fakt të tillë. Më pas ai tha se “duhet të dyfishohet numri i studentëve në të gjitha degët, të hapen degë të reja që kanë të bëjnë me informatizimin dhe në rast nevoje, të merren edhe pedagogë të tjerë nga vendet e tjera, sikundër duhet të shqyrtohen me shpejtësi kurrikulat dhe t’i standartizojmë ato”. Në takimin “Shqipëria dixhitale” kryeministri Sali Berisha u shpreh se “Edhe pensionistët duhet të edukohen për përdorimin dhe përfitimet nga shërbimet e internetit.” “Jemi shumë mbrapa në edukimin e qytetarëve shqiptarë në përdorimin dhe shfrytëzimin e potencialeve të internetit. Për këtë, nevojitet një edukim masiv i tyre dhe këtu nuk duhet të përjashtohen as pensionistët”, bëri me dijeni kreu i qeverisë.

Advertisement