Tiranë – Opozita sot e pranishme në Kuvend

Vendimi u caktua dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, duke marrë në konsideratë faktin se procesi i liberalizimit të vizave është shumë i rëndësishëm për vendin dhe duke mos dashur që selia rozë të bëhet pengesë e këtij procesi. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, u vendos që të jetë deputeti Ditmir Bushati ai që do të publikojë qëndrimin e Partisë Socialiste sot në Kuvend në lidhje me liberalizimin e vizave. Ndërsa ky i fundit ka refuzuar, duke propozuar që këtë ta bëjë sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Arta Dade.

Advertisement