Tiranë | Opozita: pr/buxheti 2012 është simbol i dështimit të qeverisë

Kuvendi-i-Shqiperise

“FMN, BERZH, BB po bëjnë paralajmërime serioze, rritja ekonomike nuk parashikohet 4.3 % por rreth 2%. Vendi ynë regjistrohet si vendi me borxhin më të lartë në rajon”. Malaj theksoi se vota e tij për pr/ligjin do të jetë kundër jo si draft, por kundër dështimit që parashikohet me atë buxhet. “Ne nuk jemi kundër një buxheti të shtetit, por kundër dështimit në thelb pasi ju dështuat dhe në vitin 2011” “Ju për të mbijetuar politikisht keni vërtetuar se shkatërroni cdo gjë dhe financat. Ndaj nuk bashkohemi me këtë qëllim”. Deputeti socialist Arben Ahmetaj deklaroi se pr/buxheti i vitit 2012 është simbol i qartë i dështimit të qeverisë dhe krizës që ka përfshirë vendin. “Buxheti që keni paraqitur është simbol i qartë i paaftësisë, korrupsionit dhe krizës ekonomike që ka pllakosur vendin vetëm për fajin tuaj. Ky buxhet është realist vetëm në një drejtim, u thotë shqiptarëve: Me Saliun je më i varfër.”, u shpreh Ahmetaj. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, gjatë diskutimit të projekt-buxhetit të shtetit për vitin 2012, sot në senacën plenare të Kuvendit, tha se “projekt/buxheti 2012 për ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit arrin në rreth 6.8 miliardë lekë, me nje rritje 5,2% më shumë se në 2011, ku prioritet janë zbatimi i programeve që kanë nisur financimin dhe synojnë zhvillimin zinzhir të sektorit rural”. Duke shprehur optimizëm për investimet dhe financimet e rëndësishme që janë planifikuar të realizohen vitin që vjen, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm rural, Ruli nënvizoi se përparësi financimi nga buxheti 2012 do të marrin projekti kombëtar i lançuar nga Kryeministri Berisha për mbjelljen e shtimin e sipërfaqeve me arrore, lajthi, gështenja, arra, shegë dhe bajame, si projektet më të leverdisshme për vendin, ndërkohë që, projekti për ullishtarinë vazhdon të bartë rëndësi për ekonominë rurale. Ministri Ruli i bëri apel deputeve të opozitës që të votojnë projekt-buxhetin 2012, si buxhetin që reflekton vazhdimësinë dhe konsistencën e programit të qeverisë, të ndërmarrë në vite dhe që synon të përmbushë objektivat e qeverisë për uljen e varfërisë dhe rritjen e të ardhurave familjare. Deputeti socialist Ben Blushi u shpreh se nqs buxheti është rritur sic thotë qeveria, kjo ndodhi pasi borxhi publik u rrit. “Borxhi mbetet një problem kronik për Shqipëri, po zhyt ekonominë e botës se qeveritë paraardhëse nuk ditën t’i venë kufi. Ka ardhur koha të vemë kufizime. Nqs rritja e këtij buxheti ka ndodhur se borxhi është rritur e lamë 54% dhe shkoi 64%. Dhe normale, Kryeministri nuk përgjigjet dot sesi do paguhet borxhi publik në Shqipëri. Borxhi të mos trashëgohet kjo është cështja”. Sipas Blushit, qeveria vjen në këtë parlament me formulën të shesin objektet shtetërore që kanë mbetur të ulim borxhin. Deputeti socialist apeloi që privatizimet të bëhen me seriozitet dhe jo me urgjencë. “ Privatizimet e atyre që kanë mbetur po bëhen me urgjencë, për të mbuluar borxhin, këto asete po shiten shumë lirë, nën kosto pa folur pastaj për korrupsionin. Ky parlament nuk mundet më të lejojë që asetet të shiten lirë, për interes të qeverisë. Njësoj si t’i shesësh për 5 lekë”. Deputeti i PS-së Bashkim Fino theksoi se kushtëzimet e parashikuara në nenin 15 të pr/buxhetit janë të papranueshme. “Do ta votoj buxhetin nëse rregulloni disa pika. Hiqni kushtëzimet që janë vendosur në nenin 15. Nëse flisni për grante të pakushtëzuara nuk mund të vendosni kushtëzime. Rritja e grantit duhet të jetë 7%.”, deklaroi Fino.

Advertisement