Opozita ka votuar dje kunder nje pakete amenduese të ligjit per dëmshpërblimine të përndjekurve politikë të paraqitur nga qeveria e megjithatë Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi me shumicën e votave të mazhorancës shtesat dhe ndryshimet në ligj. Mbledhja e Komisionit Parlamentar të ligjeve është shoqëruar me debate mes deputetëve të pozitës dhe opozitës lidhur me ate cka duhet te përfshije ky draft, sipas të cilit synohet dëmshpërblimi i ish-te përndjekurve politikë edhe në rastet kur ai nuk jeton më. Në këtë rast ligji parashikon që dëmshpërblimin ta marrin familjaret. Opozita tha se megjithë është në parim, projekt ligji nuk mund te pranoje që nga ky draft te perfitojnë edhe bashkëpunetoret e regjimeve fashiste që pushtuan vendin tonë. Drafti në fakt parashikon edhe dëmshpërblimin e atyre që jane ekzekutuar pa gjyq para 1944, por për deputetët e PS një përfitim i tillë për këtë shtresë, do të thote turp i kombit. Deputeti i opozitës, Pandeli Majko kundërshtoi përfitimin e dëmshpërblimit financiar edhe për personat që kanë kryer krime në kohën e luftës. “Votova kundër pikës që përfshin dëmshpërblim për personat që kanë bërë krime lufte. Ju po kërkoni sot të dëmshpërbleni njerëz që kanë vepruar si regjimi komunist pas 1944-s”, u shpreh deputeti socialist pas votës kundër, ndaj p/ligjit në fjalë. Relatori i draftit, deputeti Gjovalin Prenga, tha se “paketa e ndryshimeve e propozuar nga dikasteri i drejtësisë synon të zgjidhë në mënyrë integrale problematikën e dalë nga zbatimi i ligjit dhe rivendosjen e së drejtës për kategori të përjashtuara nga përfitimi, sipas parimit të barazisë para ligjit”. Projekt ligji, që pritet të votohet në seancën e së enjtes, parashikon shtyrjen me 6-muaj të afatit të aplikimit të kërkesës, për t’iu mundësuar përfituesve paraqitjen e dokumentacionit përkatës sipas ligjit.