“Ne i kemi bërë ofertë të re qeverisë, e cila nuk e ka lexuar, por na dha një përgjigje të vjetër duke na provuar të vërtetën e njohur për vjedhjen e zgjedhjeve. Transparenca është domosdoshmëri jo thjesht për procesin e kaluar zgjedhor, por në tërësi për raportet mes shtetit dhe qytetarit, mes të zgjedhurve dhe zgjedhësit”, tha Rama. Gjithashtu kreu i PS-së Rama e cilësoi përgjegjëse qeverinë për refuzimin që i bëhet Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. “Shqipërisë i refuzohet ajo që në fakt i duhej dhënë kohë më parë por që Shqipëria nuk e merrr dhe ky është statusi i vendit kandidat në BE. Europa është në prag të dy vendimeve të rëndësishme për shqiptarët.Ndërkohë që ajo liberalizon vizat për shqiptarët ajo merr një vendim tjetër duke mos hapur portën për ta” theksoi Rama.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


