Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi kërkoi përgjigjen e kryeministrit për ofertën e hedhur në tryezë ditën e premte për të zgjidhur krizën dhe një sërë kërkesash të tjera që i rënditi si kushte që opozita të kthehet në Kuvend. Kryeministri Berisha ndërsa pohoi se po shqyrton ofertën e PS-së dhe kërkoi që kjo e fundit t`i drejtohet gjykatës për të marrë një përgjigje. Z.Berisha u anagzhua për të lënë afat për hetim të pakufizuar deri në vitin 2013 por kjo duhet bërë me vendim gjykatë. Duke folur për vrasjen e Xhindit dhe Vesilit, kryeministri apeloi që të mos bëhen veshje politike deri në përfundim të hetimeve. Kuvendi u përfshi në debate të forta edhe për prishjen e Piramidës për të cilën kryeministri u zotua se vendimi i parlamentit nuk do zhbëhet. Në fjalën e tij z.Ruçi tha se nuk është simboli i Enver Hoxhës që kërkon të heqë mazhoranca por i Pjetër Arbnorit, kryetar i parlamentit në kohën e qeverisjes demokrate.