Kështu ka paralajmëruar Drejtori i emergjencave Civile, Alfred Olli, gjatë një konference për shtyp dhënë ditën e djeshme. Sipas Ollit, prioriteti i emergjencave është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Më tej drejtori i Emergjencave Civile ka sqaruar se situata në zonat e përmbytjeve është përmirësuar, pasi niveli i ujit ka rënë në 20 centimetra. Sipas tij deri më tani në bashkinë e Shkodrës janë evakuuar 37 familje.