Tiranë – Olldashi: premtimet e Ramës bëhen për efekte elektorale

Në një prononcim për mediat Olldashi e ka cilësuar si gënjeshtrër deklaratën e Ramës pasi sipas tij projekti francez nuk e parashikon një gjë të tillë. “Rama i gënjeu për herë të dytë besimtarët myslimanë pasi plani francez nuk e parashikon ndërtimin e një Xhamie të re” theksoi Olldashi duke shtuar se premtimet e tij janë për efekte elektorale. Sipas tij kreu i Bashkisë ka premtuar edhe në vitin 2007, premtime që sipas tij nuk i ka mbajtur asnjëherë. “Kurani thotë qofshin mallkuar gënjeshtarët dhe besimtarët myslimanë nuk duhet ta harrojën këtë gjë” theksoi Olldashi.

Advertisement