Tiranë – Berisha: integrimi në BE duhet të jetë i merituar

Sipas tij integrimi i Shqipërisë duhet të jetë i merituar dhe shqiptarët po përpiqen shumë për ta realizuar këtë. Ndërkohë duke iu referuar edhe ngërçit politik kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca është e gatshme të punojë me opozitën për reformat. Gjithashtu kryeministri Berisha duke iu referuar zgjedhjeve të 28 Qershorit theksoi se zgjedhjet ishin më të mirat e bëra ndonjëherë duke shtuar se pati disa defekte teknike por që nuk ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve. “Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me Kushtetutën për të bashkëpunuar me opozitën” theksoi Berisha.

Advertisement