Tiranë | Olldashi: kërkuat vrasjen e 13 mijë njerëzve

Wednesday, December 17, 2025

 “Ju jeni vrasës, keni kërkuar publikisht vrasjen e 13 mijë njerëzve të pafajshëm në emër të karrikes së kryetarit tuaj. Kjo është fatkeqësi e madhe për vendin që ka nevojë për opozitë”, u shpreh ai. Më tej Olldashi shtoi se, “Pse u fshehët dhe nuk i dolët përpara dhunës, ju që vini këtu dhe bëni si të fortë dhe si trima”. Por para fillimit të fjalës së Olldashit, Gramoz Ruçi kërkoi prezencën e Kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha duke thënë se, “Nuk mund të mungonte Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, duhet të vijnë të përgjigjen para shqiptarëve për gjithë akuzat”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -