Tiranë | Nxirren rezultatet për Lezhën, PD 4 mandate PS 3 mandate

Mbyllet debati për nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve të 23 Qershorit në qarkun e Lezhës, i nisur që një ditë më parë, pas konstatimeve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve se tabelat e rezultateve për 10 qendra votimi të KZAZ-së 13, kishin korigjime dhe mospërputhje shifrash. Sërish KQZ nuk ka mundur të sigurojë tabelat origjinale, por ka vendosur që për 248 Qendra Votimi të bazohet në materialet e dorëzuara dhe për 10 qendrat që shfaqën problematika të merren për bazë të dhenat e sistemit të KQZ-së. Miratimi i tabelës përmbledhëse për qarkun e Lezhës, me shifrat e korigjuara do të shënojë edhe një ndryshim në ndarjen e mandateve për këtë qark ku tashmë 4 mandate shkojnë për Partinë Demokratike dhe 3 mandate për Partinë Socialiste. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ndër të tjera vendosi të kthejë për plotësim të gjitha kërkesat ankimore të Partisë Popullore Kristian Demokrate për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve, ndërsa kërkesat e LZHK-së dhe LSI-së do të shqyrtohen ditën e premte.

Advertisement