Tiranë | Numërimi i votave drejt fundit, ndarja e mandateve

Ndarja e 140 mandateve të parlamentit të ri, sipas të dhënave paraprake, kryesohet nga koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, që mendohet se ka fituar 84 mandate, ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” ka marrë 56 mandate. Ndërsa pritet përfundimi i procesit të numërimit të votave në rang kombëtar, e majta paraqitet fituese në 10 qarqe të vendit, ndërsa në qarkun e Dibrës mandatet janë ndarë mes dy koalicioneve 3 me 3, kurse në Kukës, pas verifikimit të tabelave të rezultateve, u shpall fitues koalicioni i djathtë me 3 mandate të fituara kundrejt 1 të opozitës.

Ja një pasqyrë e ndarjes paraprake të mandateve, sipas subjekteve zgjedhore:

Advertisement

Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”
– Partia Socialiste (PS) – 66 mandate
– Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) – 16 mandate
– Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) – 1 mandat
Në total: 84 mandate

Koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”
– Partia Demokratike(PD) – 49 mandate
– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) – 4 mandate
– Partia Republikane (PR) – 3 mandate
Në total: 56 mandate