Tiranë | Nisin konsultimet për licencën 3G

alt

Sipas njoftimit të bërë nga ky autoritet, diksutimet që do të zhvillohen me operatorët e tregut të telefonisë celulare, si dhe me grupet e tjera të interesit, do të kenë në qendër të vëmendjes mënyrën e dhënies së liçencave për përdorimin e brezit të gjerë të komunikimit 3G dy kompanive të mbetura në vendin tonë. Sipas njoftimit, gjatë diskutimeve pëfaqësues të AKEP do të mundohen të kuptojnë se cila do të jetë metoda më e mirë për paisjen me liçencë të operatorëve të mbetur pa këtë të drejtë, pra nëse do u jepet në të njëjtën kohë licenca të dy operatorëve, dhe çmimi me të cilën do pasien me liçencë këto dy kompani. Këto diskutime, nisin dhe për shkak të dështimit të dhënies së licencës së tretë 3G gjatë tenderit të zhvilluar nga AKEP në muajin shkurt.