Tiranë | Nisin hetimet për cështjen e Florije Pecit

Prokuroria e rrethit të Tiranës ka filluar hetimet për çështjen e 22 vjeçares Florije Peci. Burime të prokurorisë së Tiranës bënë të ditur se, hetimet kanë filluar pas pretendimit të ngritur nga familjarët e 22 vjeçares se, vajza e tyre është abuzuar seksualisht, gjatë kohës që kurohej në Austri, pas aksidentit tragjik të Himarës. 22 vjecarja Peci, rezulton sipas mjekeve, të ketë ngelur shtatzënë në fund të muajit shtator, periudhë kjo që përkon me kohën që ajo kurohej në Austri pas aksidentit të rëndë në Himarë. Në këtë kuader, mësohet se, prokuroria do të marrë në shqyrtim aktin e ekspertizës në maternitet, për të përcaktuar kohën e ngjizjes së fëmijës, ndërsa do të marrë në pyetje disa persona që përbëjnë interes për hetimin. Gjithashtu, do të verifikohen edhe hyrjet-daljet e Florie Pecit në pikat e kalimit kufitar.

Advertisement