Ministri i Brendshem Bujar Nishani ka siguruar se procesi i pajisjes se qytetareve me karta identiteti po ecen normalisht dhe ka deklaruar se reagimet e opozites jane tendencioze. Duke iu pergjigjur akuzave te kreut te grupit te PS-se, Valentina Leskaj, Nishani dha garanci se gjithcka po shkon sipas parashikimeve dhe ecuria po verifikohet edhe nga nderkombetaret. Ministri dha sigurine se te gjitha stacionet e aplikimit do te hapen brenda marsit, ndersa aktualisht ato funksionojne ne qytetet me popullsine me te madhe. Deri tani per kartat kane aplikuar 300 mije qytetare, ndersa jane prodhuar 180 mije leternjoftime, nga te cilat 125 mije jane per Tiranen. Sipas shifrave te paraqitura nga Nishani, cdo dite prane zyrave perkatese aplikojne 12-13 mije persona, ndersa qeveria parashikon prodhimin e 15-18 mije leternjoftimeve ne dite. Aktualisht sipas ministrit, rezultojne 500 mije qytetare pa pasaporta, qe nuk kane aplikuar ende per karten e identitetit.