Tiranë – Nishani, po veprojmë në mënyrë transparente

Në një deklaratë për shtyp, Nishani ka theksuar se Ministria e Brendshme ka vepruar me transparencë të plotë ndaj kërkesave të PS dhe nuk ka asnjë qëllim spekulativ. “Gjithcka po bëhet në mënyrë transparente. Nuk ka asnjë qëllim spekulativ nga strukturat e Ministrisë së Brendshme. Ne jemi të gatshëm të verifikojmë pretendimet e PS”, ka pohuar Nishani. Ministri ka hedhur poshtë edhe zërat për përdorimin e pasaportave në zgjedhje, duke theksuar se qeveria ka qënë transparente me PS. “Nëse PS mund të dyshojë se pasaportat e papërdorura mund të përdoren, ne i kemi dërguar numrin e këtyre pasaportave dhe numrat e tyre. Në bazë të ligjit, ndalohet cdo institucion që të lëshojë këto pasaporta”, ka shtuar Nishani.

Advertisement