Tiranë – Nishani, dhënia e kartave mos të kushtëzohet nga pagesa e taksave

“Në të gjitha rastet që ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të konstatojë se lëshimi i certifikatave për ata shtetas që duan të aplikojnë për letërnjoftimin elektronik, do të kushtëzohet me pagimin e taksave lokale, do të merren masa deri në pezullimin e tyre nga puna” deklaroi ministri Nishani. Nishani theksoi se duke filluar nga dita e sotme, të gjitha zyrat e aplikimit, në të gjithë vendin, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë dhe të diel, deri në orën 18.00 të pasdites. Ndërkaq Nishani u kujtoi qytetarëve përfitues se deri në fund të muajit prill kanë të drejtë të përfitojnë karta identiteti falas. Gjithashtu, sipas tij, të gjithë ata shtetas, që kanë aplikuar deri në datën 20 mars, mund të tërheqin dokumentin e tyre elektronik pranë zyrave ku ata kanë aplikuar deri në këtë datë.

Advertisement