Sipas ministrisë së Arsimit, përjashtim nga datat e caktuara do të bëjë vetëm Tirana, për të cilën janë lënë në dispozicion 4 data. Këtë vit për herë të parë përzgjedhja do të bëhet online. Maturanti ka mundësi që pas plotësimit të formularit A2, të shohë direkt renditjen për degën që ka zgjedhur duke parë qartë shanset e pranimit nga fakulteti që ka përzgjedhur, bazuar në pikët e marra në provimet e maturës shtetërore. Procesi i aplikimit për në universitet do të zgjasë deri në datën 5 gusht. Pas verifikimit të formularëve nga agjencia e vlerësimit të arritjeve në provime, lista e fituesve në universitet pritet të shpallet në mesin e muajit shtator.