Tiranë | Nis plotësimi i formularit A2 për maturantët

Ditën e sotme nis procedura e plotësimit online të formularit të preferencave për të gjithë maturantët në të gjithë vendin.

Maturantët do të kenë në dispozicion 8 ditë afat për të plotësuar formularin A2. Për aplikantët e kryeqytetit do të jenë në dispozicion datat 4, 5 dhe 6 gusht. Për të vijuar më tej me qytetin e Elbasanit , Shkodrës, Fierit, Vlorës dhe Kukësit. Ndërsa Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll në datën 7 gusht, si dhe Fier, Mallakastër, Lushnje, Berat, Kuçovë, Skrapar në datën 8 gusht, Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Lezhë, Kurbin, Mirditë në datën 9 gusht. Nga ana tjetër, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet në datën 10 gusht, e në fund 11 gusht qyteti i Kukësit, Has, Tropojë, Dibër, Mat, Bulqizë. Sipas komunikatës fituesi do të bëhët në bazë të parimit meritë-preferencë. Të drejtën për plotësimin e formularit do ta ketë çdo maturant që ka rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore. Në njoftimin e përcjellë thuhet se portali i maturës shtetërore : akp.gov.al do të qëndrojë i hapur për çdo DAR/ZA gjatë gjithë ditës që ka aplikimin sipas kalendarit të hartuar. Numri i preferencave ëshë 10 për çdo aplikant.

Advertisement