Autori, Hysen Biba me origjinë nga Kukësi, pasi ka debatuar me të shoqen, ka marrë foshnjën e porsalindur dhe e ka hedhur nga kati i katërt i ndërtesës. Burime të policisë së kryeqytetit tregojnë se foshnja ishte tre ditëshe dhe e seksit mashkull. I dyshuari më pas është larguar me mjetin e tij derisa u arrestua nga policia ne Kamëz. Në te njëjtën kohë mjekët janë kujdesur për shëndetin e foshnjës i cili nuk mundi t’i rezistoje plagëve të mëdha duke humbur jetën. Mësohet se ngjarja ndodhi në momentin kur nëna nuk ishte në dhomën e maternitetit dhe foshnja ndodhej vetëm me të atin. Pasi e hodhi të miturin nga dritarja e maternitetit në katin e katërt, babi u largua me automjetin e tij. Mjekët u përpoqën t’i shpëtonin jetën foshnjës, por ajo nuk mundi të mbijetojë për shkak të lartësisë së madhe nga ku u hodh. Ndërkaq nëna e foshnjës në gjëndje të rëndë psikologjike është nën kujdesin e mjekëve, teksa për arrestimin e bashkëshortit të saj ka ndërhyrë vëllai i autorit i cili ka negociuar me të për të bërë të mundur arrestimin në më pak se 2 orë. Paraprakisht thuhet se babai vuante nga depresioni.