Tiranë | Nesër shpallet projekti fitues për zgjatimin e Bulevardit

Monday, December 15, 2025

Studio “DAR” ka ngushtuar në 100 metër gjerësinë e bulevardit nga 170 që e kishte në projektin e parë, duke sjellë dhe një reduktim të kostos së ndërtimit në rreth 20 milionë euro. Shumica e parkimeve parashikohen nëntokë. “DAR” studio propozon që bulevardi të jetë për këmbësorët dhe makinat të kalojnë pas vijës së parë të ndërtimeve. Ndërsa studio “Grimshau” e parashikon në 60 m gjerësinë e bulevardit, duke ndërtuar tre sheshe përgjatë tij. Në këtë projekt, makinat qarkullojnë në mes të bulevardit. E përbashkëta e dy studiove janë hapësirat e gjelbëra, rrugët e dedikuara për këmbësorët dhe bicikletat. Për projektin e bulevardit konkuruan më 8 mars 20 studiot më të mira arkitekturore të botës, të cilat prezantuan masterplanet për zgjatimin e Bulevardit, deri tek lumi i Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132.8 ha. Këto studio sollën dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës, prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -