Tiranë – Nëntë raste të dyshuara për virusin H1N1

Sipas ISHP-së, personave u janë marrë kampione të cilët do të nisen për analiza në laboratorët e Bukureshtit. Mësohet se dy nga nëntë rastet janë fëmijë të cilët mund të jenë prekur nga gripi i derrit. Ndërsa vetëm dy prej nëntë personave ndodhen të shtruar në spital pasi gjendja e tyre ende nuk është stabilizuar.

Advertisement