Me kërkesë të opozitës komisioni i ligjeve i ka lënë dy ditë kohë ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe atyre të institucioneve ndërkombëtare, për të bërë ndryshimet e nevojshme në projektligjet për Gjykatën Administrative. Edhe pse janë shprehur parimisht dakort me ekzistencën e një gjykate të tillë, opozita kërkoi që drafti të konsultohet me grupet e interesit dhe ekspertët e huaj që asistojnë në Ministrinë e Drejtësisë. Miratimi i këtij drafti do të bëjë të mundur krijimin për herë të parë të një Gkykate Administrative që do të shqyrtojnë problemet që kanë të bëjnë kryesisht me gjobat ndaj biznesit.