Tiranë | Ndoka dëshmon në Prokurori për 21 Janarin

 Rreth orës 11:00, Ndoka ka dhënë versionin tij për dhunën dhe viktimat e demonstratës. Pas daljes nga prokuroria e Tiranë, Ndoka bëri publike dhe padinë e policisë për thirrje për protesta të dhunshme. “Citohesha në një gazetë të përditshme që unë kam ftuar qytetarët për të marrë pjesë në demonstratë dhe për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme cilësoheshin sipas policisë grusht shtetit”, tha Ndoka për mediat. Ai ka theksuar se në prokurori është thirrur në cilësinë e dëshmitarit për ngjarjet e datës 21 Janar, por edhe është pyetur për padinë që i ka bërë policia. Ai e ka cilësuar absurd dhe jo logjik akuzën e policisë. “Policia është në vështirësi profesionale. Çdo drejtues i policisë duhet të skuqet nga akuza të tilla, pavarësisht akuzave dhe urdhrave që kanë marrë. Janë në vështirësi edhe nga ana morale dhe njerëzore”, tha sot Ndoka.

Advertisement