Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni drejtori i këtij institucioni, Sait Dollapi, duke pohuar edhe se Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës ka gati padinë për 30 subjekte të tjera, të cilat kanë abuzuar njësoj me ujin e pijshëm. Sipas tij, këto subjekte private kryesisht lavazhe, të cilat abuzojnë me përdorimin e ujit, por ka edhe familjarë që do të vihen në sitë nga Ujësjellësi për mosshlyerje detyrimesh. Gjithashtu, Dollapi theksoi se janë pushuar nga puna edhe 6 faturues të Ndërmarrjes së Ujësjellësit për shkak të mbifaturimit të qytetarëve. Sipas tij, do të shqyrtohen sërish ankesat e qytetarëve për mbifaturim dhe në rastet kur do të kontatohen shkelje do të dëmshpërblehen të gjithë qytetarët të cilët janë mbifaturuar.

Advertisement