Vdekja e parakohshme e mjeshtrit të penës shqiptare erdhi për shkak të një sëmundjeje. Ndoc Gjetja, u lind më 9 mars 1944 në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Kur ishte shtatë vjeç, prindërit e tij u vendosën me banim në Lezhë, ku jetonte deri sot. Në vitin 1970, filloi të botojë poezitë e para. I përqendruar vetëm në lëmin poetik, Gjetja është autor i disa vëllimeve poetike. Një studiues i njohur e ka cilësuar Ndocin poet që di me çdo varg t’i bjerë bukur tastierës së humanizmit. Ndoc Gjetja konsiderohet si një nga poetët më origjinalë shqiptarë.

Advertisement