Tiranë | Ndahet nga jeta ish ministrja e kulturës, Esmeralda Uruci

alt

Uruçi, drejtuese e ministrisë së Kulturës në kohën e Partisë Socialiste, mbeti e plagosur, së bashku me bashkëshortin e saj, në një aksident rrugor më 17 dhjetor të vitit të kaluar, në aksin Tiranë-Durrës. Makina me të cilën udhëtonte ish-ministrja e kulturës së bashku me bashkëshortin e saj u përplas me një automjet tjetër dhe për pasojë ish-ministrja, 50 vjeç, mori plagë të rënda në trup, ndryshe nga bashkëshorti i saj, i cili pësoi vetëm disa lëndime të lehta. Rreth 4 muaj pas këtij aksidenti, edhe pas ndërhjyrjeve në një spital të Austrisë ish ministrja e kulturës, Esmeralda Uruçi, nuk arriti ti mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë ditën e sotme. Ajo mban titullin “Prof. Dr” dhe është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera. Esmeralda Uruçi ka qenë lektore në disa universitete të vendit, dekane e Fakultetit të Ekonomisë dhe drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Bankën e Shqipërisë. Gjithashtu Uruçi, ka drejtuar dhe marrë pjesë në disa projekte kërkimore e shkencore. Është autore e disa teksteve universitare. Botimet brenda dhe jashtë vendit përbëjnë veprimtarinë publicistike me tema që kryesisht prekin probleme ekonomike të periudhës së tranzicionit.

Advertisement