“Pas takimit me Mediun po i afrohem atij me kryeministrin, i cili pa dyshim ka një rëndësi të dorës së parë në konsultimet e mia. Më vjen mirë dhe dua ta përshëndes publikisht këtë fakt, se filluan takimet dhe mes kryetarëve të partive parlamentare shqiptare, siç ishte takimi Rama-Meta dhe besoj se të gjithë janë të përfshirë në trasenë e duhur për t’i sjellë një klimë më të mirë vendit”, u shpreh Nano. I pyetur në lidhje me pritshmëritë nga takimi me kryeministrin Berisha, Nano u përgjigj me “një vlerësim shumë të përgjegjshëm, sepse kryeministri është edhe kryetari i mazhorancës qeverisëse dhe ka një rol specifik në krijimin e konsensusit për zgjedhjen e presidentit”.