Tiranë | Naço: Ashpërsim të dënimit për krimin mjedisor

Ashpërsim të dënimit për të gjithë ata persona që dëmtojnë mjedisin, theksoi Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, gjatë konferencës Ndërkombëtare për parandalimin e Krimit Mjedisor. “Të gjithë ata persona fizikë e juridikë që dëmtojnë mjedisin do të përballen me penalitete”, tha ministri i Drejtësisë. Ministri Naço tha se dëmet në mjedis janë të konsiderueshme, dhe për këtë arsye shtrohet nevoja e zbatimit të ligjit për mjedisit, ndërsa kërkoi idenë e ashpërsimit të masave penale ndaj abuzuesve me mjedisin. “Në mjedis ka dëme te konsiderueshme, ndaj ligji për mjedisin duhet të vihet në zbatimit. Për mjedisin kemi legjislacion të konsoliduar. Duhet të ashpërsohen masat penale për abuzuesit me mjedisin. Masat e deritanishme janë të pamjaftueshme”, theksoi ai. Sipas Naços, krimi mjedisor në disa raste i kalon kufijtë. “Krimi mjedisor është i lidhur me krime të tjera. Ministria e Drejtësisë do të mbështesë luftën ndaj këtij krimi me ashpërsimin e masave penale. Duhet bashkëpunim rajonal për të luftuar krimin ndaj mjedisit”, tha ministri Naço. Parandalimi i Krimit Mjedisor, ishte kryefjala e konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tone.

Advertisement