Tiranë | Mungon njëri prej të pandehurve, shtyhet seanca ndaj Mziut

Gjykata shtyn trajtimin e çështjes “Mziu” për në datën 17-shkurt, për shkak të mungesës së Bujar Loshit, njërit prej të pandehurve. Vendimi erdhi gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar gjatë ditës së hënë në Gjykatën Krimeve të Rënda, ku trupi gjykues i drejtuar nga Gjyqtari Besnik Hoxha mori në shqyrtim kërkesën e avokatëve mbrojtës për shtyrjen e seancës. Kjo është hera e dytë që shtyhet gjyqi ndaj Xhelal Mziut, kryebashkiakut të Kamzës. Seanca e radhës pritet të mbahet në datën 17 mars. Kryetari i Bashkisë së Kamës, Xhelal Mziu, u arrestua më 20 dhjetor nga Policia e Tiranës nën akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera (neni 248 i kodit penal). Nën akuzë janë edhe dy punonjës të Bashkisë Kamëz, Atli Hoti, Drejtor i Drejtorisë Juridike, dhe Bujar Loshi, Drejtor i Drejtorisë së Taksave në këtë Bashki.

Advertisement