Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të zhvendosen drejt Lindjes dhe Juglindjes ndërsa bregdeti dhe zona e ulët do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mbrëmja do të largojë vranësirat dhe shirat nga gjithë territori shqiptar duke e lënë atë nën dominimin e Motit të kthjellët. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim Perëndimor duke bërë që deti të ketë dallgëzim të ulët. Temperaturat e mëngjesit janë ulur me 2 – 3 gradë në Qendër dhe Jug por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend. Ishuj Britanikë dhe një pjesë e Europës Perëndimore do të përfshihen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm por zonat më problematike janë Spanja dhe Portugalia. Po ashtu, gadishulli i Ballkanit do të mbetet me vranësira dhe shira në sasi të pakta. Lindja si dhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore do të karakterizohen nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.