Një vlerësim i tillë përçon sinjale pozitive dhe është testi më i mirë për stabilitetin makroekonomik, politikat dhe reformat ekonomike në mbështetje të biznesit, përmirësimit të mjedisit fiskal dhe vazhdimësisë së reformave në vend. Gjithashtu, Moody`s thekson se Shqipëria në të ardhmen do të kishte vlerësim në rritje nëse, qeveria do te adresonte dukshem problemet strukturore, fuqizimin e institucioneve si dhe do të bënte vlerësimin për Shqiperinë të rritej menjëherë. Ndërkohë që orientimi dhe marrja e statusit të vendit kandidat do të ishte një sinjal pozitiv i dobishëm për vleresimin e kreditit.