Tiranë – Miratohet rritja e energjisë me 13%

Tuesday, December 30, 2025

Ky është propozimi i bërë nga stafi teknik i ekspertëve të Entit Rregullator të Energjisë, të cilët kanë marrë sot në shqyrtim gjatë një mbledhje të posaçme aplikimin e OST, OSSH dhe KESH për rritjen e çmimit të energjisë. Mësohet paraprakisht se në parim ERE ka qenë dakord me këtë kërkesë dhe në bazë të propozimeve të saj, ky institucion që rritja e çmimit të produktit të energjisë elektrike të aplikohet me dy nivele. Konkretisht, synohet që si edhe herët e tjera, të ketë çmime të ndryshme për familjarët që konsumojnë nën 300 kilovat/orë energji, konkretisht 7.7 lekë për secilin dhe të jetë një çmim më i lartë, 13.7 lekë kv/h për ata që e tejkalojnë këtë kuotë mujore shpenzimi të energjisë. Siç edhe pritej, Enti Rregullator i Energjisë doli në krah të atyre që pretendojnë rritjen e çmimit, ndërsa qytetarët ndihen të pambrojtur ndaj një mase të tillë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -