Opozita abstenoi, ndërsa tre deputetë votuan kundër. Diskutimi i sotëm u shoqërua me debate pozitë-opozitë, ku kjo e fundit u shpreh kundër, duke akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri në zgjidhjen e çështjes së pronësisë e sidomos për atë që e cilësoi grabitje të pronës në zonat bregdetare në jug të vendit. Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi me 71 vota edhe projektrezolutën “Për veprimtarinë e Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2011”.


