Tiranë | Miratohet në parim “Gjykata Administrative”

komisioni-i-ligjeve

Relatori i pr/ligjit deputeti socialist Armando Subashi tha se drafti është një bazë e mirë për miratimin e tij në parim dhe për t’i hapur më pas rrugën debatit parimor për një sërë çështjesh të rëndësishme, si dhe shqyrtimit nen për nen. Pr/ligji i depozituar në Kuvend në tetor 2008 u përfshi në axhendën trejavore të parlamentit për t’u diskutuar në komisionet e përhershme dhe më pas për t’u miratuar në seancë plenare, brenda muajit mars, në respekt të marrëveshjes së nëntorit. “Gjykata administrative” është pr/ligji i fundit që mbyll dhe paketën e ligjeve me shumicë të cilësuar (84 vota). Ngritja e ‘gjykatës administrative’ është konsideruar e domosdoshme nga biznesi, pasi do të zgjidhë në një kohë shumë më të shkurtër mosmarrëveshjet e biznesit apo qytetarëve me shtetin në sallat e gjyqit.

Advertisement