Tiranë | Miratohet në parim ligji për “Konferencën Gjyqësore”

alt

Në prezantimin e tij, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, theksoi rëndësinë e p/ligjit për reformën në drejtësi, duke theksuar se ai parashikon mënyrën se si do të funksionojë Konferenca Gjyqësore. Sipas ministrit, në p/ligj nuk përfshihet më përfaqësimi me delegim i gjyqtarëve. Drafti i propozuar nga ministria e Drejtësisë sjell risi në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në raportet e Konferencës me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ministri Halimi solli në vëmendje faktin se p/ligji u hartua që në vitin 2009, por u shty pas bojkotimit të parlamentit nga PS. Konferenca Gjyqësore Kombëtare është një institucion i parashikuar në Kushtetutë dhe për rrjedhojë, miratimi i ligjit të saj duhet të ishte bërë me një shumicë të cilësuar votash në Kuvend.

Advertisement