Të dy liderët e partive kryesore në vend ka akuzuar njëri-tjetrin për lidhjet e tyre me periudhën e komunizmit. Gjithashtu në fjalën e tij kryeministri Berisha ripërsëriti edhe njëherë se Piramida do të prishet dhe në vend të saj do të ndërtohet parlamenti i ri. Sipas tij kjo do të bëhet pasi është sipërfaqja më perfekte për ndërtimin e një vepre kaq madhore Nga ana e tij kryetari i PS-së Edi Rama theksoi se Kushtetuta e vendit nuk e lejon prishjen e këtij objekti dhe objekteve të tjera. “Ju nuk jeni të zotët e këtij vendi dhe ka një vendim të Kushtetutës që iu ndalon ju për të prishur çdo lloj ndërtese në këtë qytet” theksoi Rama. Duke iu drejtuar kryeministri Berisha, kreu i PS-së theksoi se prishja e ndërtesës së Piramidës ka lidhje me një domosdoshmëri të brendshme për të spostuar vëmendjen dhe për të devijuar opinionin drejt një çështje që nuk e nderon aspak atë. Ai gjithashtu theksoi se duhet të shpallet njëherë konkursi për ndërtimin e parlamentit dhe së bashku me njohuritë ndërkombëtare por ky vendim nuk duhet të merret me anë të një votimi elektronik.


