Ajo vendosi në mbyllje të saj që propozimet e Partisë Socialiste për zgjedhjet të merren në shqyrtim në datën 18 mars. Në këtë mënyrë, Kuvendi i hap rrugën ligjërisht shqyrtimit të nismave të socialistëve, e në këtë mënyrë, edhe shpresës për t’i patur sërish të ulur në sallën e Kuvendit deputetët e opozitës, pasi janë të interesuar të jenë të pranishëm në diskutimin e tyre.