Tiranë | Miratohet deklarata e përbashkët me BE

Saturday, January 17, 2026

Në takimi e katërt ndërparlamentar për Stabilizim Asociimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, deklarata është lexuar nga kreu i delegacionit të PE-së, Eduard Kukan. Në të theksohet qëndrimi i palëve politike për të vijuar reformat dhe konsensusin politik. Përfaqësuesja e PS-së, Valentina Leskaj u shpreh se opozita mbështet deklaratën e përbashkët. Gjatë takimit pati diskutime mbi qëndrimin e forcave në lidhje me procesin e integrimit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Opozita akuzoi mazhorancën për mungesën e reformave, ndërsa mazhoranca bëri përgjegjëse opozitën për mos dhënien e konsensusit në Kuvend. Eurodeputeti Eduard Kukan pritet të jap një konferencë për mediat në lidhje me adoptimin e deklaratës së përbashkët dhe qëndrimin e forcave kryesore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -